Kadrijaj: Kushtetuesja i ka dërguar kopje edhe presidentes dhe kryeministrit për komente rreth votimit të fshehtë

Kadrijaj: Kushtetuesja i ka dërguar kopje edhe presidentes dhe kryeministrit për komente rreth votimit të fshehtë

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kopjet për komente rreth çështjes së votimit të fshehtë që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, janë shpërndarë në Kuvend nga vetë Kushtetuesja.

Kadrijaj tha se janë njoftuar nga Gjykata Kushtetuese, se kërkesat për koment, përveç deputetëve, iu është dërguar edhe presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Kadrjaj po ashtu tha se pret nga Gjykata Kushtetuese që të tregojë se deri kur mundet që një parti ta përsërisë për shumë herë kandidaten e njëjtë për Kryetare të Kuvendit. /Gazeta Enigma

Related Articles