Kadrijaj: Sot do të shkojmë në Kuvend dhe do të përsëritet skenari i njëjtë

Kadrijaj: Sot do të shkojmë në Kuvend dhe do të përsëritet skenari i njëjtë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se procesi i konstituimit të Kuvendit po shkon drejt përsëritjes së të njëjtit skenar, për shkak të mungesës së angazhimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar numrat.

Kadrijaj tha se nuk ka asnjë ndryshim në qasjen e VV-së dhe se gjithçka po shkon njëjtë.

“Do të jetë rutina e njëjtë, angazhimi i njëjtë,” u shpreh ajo.

Sipas saj, mungesa e përpjekjeve nga partia në e parë për të krijuar shumicën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është dëshmi e papërgjegjshmërisë politike.

“Nuk kemi parë që LVV ka tentuar të i siguroj votat për kryeparlamentar,” tha Kadrijaj.

Duke folur për seancat e fundit të Kuvendit, deputetja e AAK-së tha se nuk pret ndonjë zhvillim të ri në përpjekjet për konstituimin e institucioneve.

“Kështu që do të shkojmë dhe do të përsëritet skenari i njëjtë,” përfundoi ajo. 

Related Articles