Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në “Info Magazine” në Klan Kosova, ka treguar se ka qenë hendbolliste profesionale.
Ai u shpreh se ka luajtur për ekipin e hendbollit në Deçan.
“Unë kam qenë sportiste, sportiste profesionale para luftës, kam luajtur për ekipin e hendbollit për Deçanin, që ka qenë ekip në ligën e parë. Ekipi i Henbollistëve të Deçanit kanë qenë ekipe të njohura, kam qenë tepër aktive”.
“Ndërkaq, sa i përketë për vallëzimin, joprofesional, por është e pamundur që në një aheng ku këndohet një këngë e mirë, është e pamundur të qëndrosh në vend”, u shpreh Kadrijaj.