Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për publikimin e një audio-incizimi që dëshmon përfshirjen e zyrtarit të lartë shërbimit sekret serb në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka treguar se në këto audio-incizime e konfirmojnë se shërbimi sekret serb ka bashkëpunim me prokurorinë në Hagë.
“E ka parë publiku dhe ka dëgjuar për këtë bisedë, është interpretuar në mënyra të ndryshme nuk është sekret se Serbia dhe Shërbimi se ka bashkëpunim me Prokurorinë në Hagë. Prokuroria në Hagë ka zyrën në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, ka edhe në Beograd. Ata janë deklaruar publikisht se bashkëpunojnë në rajon. Kur vjen puna te bashkëpunimi me shërbime është çështje tjetër, në vendet demokratike siç është Kosova, provat e AKI-së nuk janë prova për gjykatë, ato duhet të merren si raporte, indice për të nisur një hetim zyrtar prokuroria, pastaj për me u shndërruar në prova për me qenë te pranueshme në gjykatë dhe në drejtësi”.
“Këtu çka kam parë janë dy elemente që janë të rëndësishme. Elementi i parë është se konfirmohet se Shërbimi Sekret serbë që është njëri prej më të fortëve në këtë pjesë të Evropës ka ndikim dhe ka kryer punë për Prokurorinë në Hagë. Duhet ta ndajmë gjykatën dhe prokurorinë, për gjykatën duhet të flasim me respekt sepse është krijuar nga ne, dhe duhet të shpresojmë që gjykata ka për t’i vlerësuar provat dhe në bazë të tyre me nxjerrë aktgjykime për të akuzuarit atje”.
“E dyta që e kam parë unë këtu mënyra se si flitet për njerëzit tanë në Hagë, flitet me përbuzje, urrejtje dhe lehtësi për ata dhe shumë gëzim. Për mua do të thotë se Serbia ka investuar shumë për këtë ditë, ka investu shumë që njerëzit të cilët e kanë bërë luftën, që kanë ndikuar kanë punuar të jetë shtet i pavarur dhe sovran nuk ia falin dhe nuk kanë me ia falë kurrë”, ka thënë Kajtazi.