Rasti i Faton Hajrizit, një temë e cila e ka marrë vëmendjen e opinionit në Kosovë dhe më gjerë, u diskutua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit në Klan Kosova.
Analisti politik Vehbi Kajtazi, ka thënë se “Faton Hajrizi është hero aq sa është dëshmor Astrit Dehari”.
Kajtazi tha se shteti është përgjegjës pse ai ka ikur nga burgu.
“Ata duke i dhënë kualifikime të tilla po përpiqen vetën ta shfajësojnë, ta profilizojnë atë sa më keq edhe sa më rëndë për ta arsyetuar vetvetën nga dështimi i burgjeve në Kosovë”, tha Kajtazi