Analisti Vehbi Kajtazi në një deklaratë për media ka kritikuar ashpër lidershipin politik në Kosovë, duke e quajtur klasën aktuale politike si “më të papërgjegjshmen që ka pasur ndonjëherë vendi”, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Kajtazi ka deklaruar se liderët politikë janë të përqendruar vetëm te Prishtina dhe zgjedhjet komunale, aty ku, sipas tij, ndodhen interesat financiare.
“Kalkulimet janë, çka i bën ata me dalë më mirë ose më keq në vota. Klasë politike më të papërgjegjshme nuk kemi pasur kurrë, kurrë hiç asnjëherë. E ki një uzurpator aty që sillet si kryeministër dhe i ki dy liderë të tjerë të partive politike të cilët krejt fokusin e kanë Prishtinën dhe zgjedhjet komunale ku janë parët, me lypë prej këtyre përgjegjësi të cilat as nuk duan t’i marrin as nuk duan t’i çojnë përpara, është hajgarallëk”, tha ai në “Rubikon”.
“Këto parti, kanë llogarit në rënien votat e Albin Kurtit në bazë të gabimeve të tij në pushtet dhe jo në bazë të punës dhe performancës së tyre, këta kërkah nuk janë. Nuk po duan. Nuk duan more, çohet ai i prezanton 15 pika qysh do me e nxjerr vendin prej krizës, e nuk e llogarit ai që është i treti, sillet sikur me qenë njëfar fituesi”, u shpreh Kajtazi. /Gazeta Enigma/