Kajtazi: Kurti gënjeu kur tha se ka qenë në Shtëpinë e Bardhë

Kajtazi: Kurti gënjeu kur tha se ka qenë në Shtëpinë e Bardhë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gënjyer kur ka thënë se ka qenë në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se Kurtin e ka demantuar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Kajtazi e ka cilësuar pritjen e Kurtit në SHBA si “fyese”.

“Unë mendoj që më shumë e ka demantuar Kurtin dhe kjo është e pa vërtetë sepse Kurti ka gënjyer para popullit, se nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas meje nuk ka mundur ambasadori amerikan me thanë po gënjen kryeministri Kurti sepse shumë më lehtë është me thënë po gënjejnë disa media. Kush e priti kryeministrin tonë, një këshilltarë e ka prit, për mu pritja që ju ka bërë kryeministrit në Amerikë është fyese, është demonstrim i amerikanëve me i kallxua që vendin e ke të shkallët”, ka thënë Kajtazi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai ka qenë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Related Articles