Analisti Vehbi Kajtazi, në një deklaratë për media ka bërë një premtim publik, raporton Gazeta “Enigma”.
“Kush Çeku a? Adriatik, cila kamerë është këtu që më sheh? Nëse fiton Hajrulla Çeku, nuk dal më në televizor?”, deklaroi ai në “Rubikon”.
“Unë të garantoj, nuk më sheh më kush në televizor nëse fiton Hajrulla Çeku. E di, ju bëhet qejfi atyre nëse nuk më shohin në televizor”, tha Kajtazi.
Tutje ai ka shtuar se “Prishtina e ka provuar modelin e Vetëvendosjes për tetë vjet. Çka ka marrë?? Kunxha, veç kunxha ka marrë”.