Opinionisti Vebhi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka nxjerrur një dokument të një personi të afërt me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se bëhet fjalë për Martin Berishajn, i cili siç u shpreh, ka marrë më shumë se 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi.
Pavarësisht kësaj, Kajtazi tha se Kurti asnjëherë nuk e ka thënë asnjë fjalë të keqe në raport me Berishajn.
“Për t’u kthyer te kush financohet prej Serbisë, te lufta hibride e z.Kurti, atëherë unë ia dëshmoi z.Kurti dhe të gjithë të tjerëve se njëri prej njerëzve të tij të afërt, i ka marrë nga Beogradi 1 milion e 531 mijë e 480 euro e 46 cent”.
“Kanë ardhur prej Beogradit. Ky është Martin Berishaj, Ambasadori dhe miku i Albin Kurtit, këto para kanë ardhur nga Beogradi. Z.Kurti nuk e ka thënë kurrë një fjalë të keqe në raport me të, ka vazhduar ta mbaj Ambasador, vazhdon me mbajt”, u shpreh ai.
