Kajtazi për deklaratën e Kurtit në SHBA: Tashmë jam bindur se ky punon për Serbinë e Rusinë

Kajtazi për deklaratën e Kurtit në SHBA: Tashmë jam bindur se ky punon për Serbinë e Rusinë

Analisti Vehbi Kajtazi në një deklaratë për media ka deklaruar se është i bindur që kryeministri në detyrë, Albin Kurti punon për Serbinë dhe Rusinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Kajtazi ka deklaruar se Kurti nuk e përfaqëson interesat e këtij shteti.

“Me këtë që tha zoti Kurti nuk kam asnjë dilemë që ky njeri nuk punon për Kosovën, ky nuk i përfaqëson interesat e këtij shteti, ky njeri e tha vet se ai përfaqëson interesat e Rusisë, se ai tha ‘s’du me ni a po don Amerika a jo me tërheq Serbinë dhe krejt Ballkanin nga ndikimi rus”, tha Kajtazi në “Rubikon”.

Kajtazi shtoi se Rusia çdo ditë investon që ta mbajë rajonin, më saktë Serbinë nën kontroll, duke nënvizuar se një pro-amerikan do të ishte në gatishmëri me iu përgjigj Amerikës gjithçka që ka të bëj me sigurinë.

Related Articles