Analisti Vehbi Kajtazi në një deklaratë për media ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump për ndaljen e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kajtazi ka deklaruar se mendon që këto nuk qëndrojnë, derisa u shpreh se Amerika e ka një “president të trentë”.
“Bota, po edhe ne këtu në Kosovë, po edhe NATO si aleancë, po edhe kushdo, çfarëdo që po thotë presidenti Trump, askush nuk është duke e kundërshtuar”, tha Kajtazi në “Rubikon”.
“Amerika e ka në krye një president të trentë, do të thotë ai është i trentë, s’po them i çmenduar, po me këtë gjuhën tonë që e flasim, ai është i trentë, i lujt. Unë mendoj që këto nuk qëndrojmë, ai është duke ia futë kot”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/