Kajtazi për Kurtin: Kundërligjshëm është instaluar si kryeministër

Kajtazi për Kurtin: Kundërligjshëm është instaluar si kryeministër

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka folur në lidhje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se “kundërligjshëm është i instaluar si kryeministër”.

Kajtazi gjithashtu u shpreh se në këtë mënyrë, Kurti po keqpërdorë me resurset e vendit.

“Logjika e Albin Kurtit është se nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, nenin 172, nuk e njeh Ligjin për Qeverinë, të cilin e ka miratuar ai vet, edhe në Qeveri edhe në Kuvend dhe sot në mënyrë të kundërligjshme, ai është i instaluar si kryeministër dhe në këtë mënyrë ai keqpërdorë me resurset e këtij vendi”.

“Tani, a ka mekanizma për largimin e tij nga zyra, unë besoj që ka”, është shprehur tutje Vehbi Kajtazi.

Related Articles