Gazetari Vehbi Kajtazi, në një deklaratë për media ka hedhur dyshime ndaj paraqitjes së butë të anëtarëve të LVV-së në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai është i mendimit se gjuha e ashpër e Albin Kurtit, kreut të LVV-së, do të kthehet qysh në ditën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve.
“Kurti me 29 dhjetor do t’i kthehet gjuhës së njëjtë sepse ai nuk do të funksionojë ndryshe. Edhe në intervistën në Kanal 10, ai i ka thënë disa qëndrime që nuk e ndërrojnë qëndrimin e zotit Kurti”, tha Kajtazi në “Rubikon”.
