Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, nuk dallon asgjë prej kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.
Reagimi i Kajtazit vjen pasi ministri Rashiq bëri një deklaratë skandaloze duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, lidhur me rastin e Shtërpcës, ku dy të rinj mbetën të plagosur të premten e kaluar.
Megjithatë, Kajtazi iu drejtua Rashiqit duke thënë se ‘kush je ti që flasësh për një rast penal i cili është në fazën fillestare’.
“Qishtu kur kërkon “serb te ndershëm” qysh kërkonte Milosheviqi “shqiptar të ndershëm”. Po kush je ti me fol për nje rast krejtësisht penal ne fazën fillestare? Ec bre se nuk dallon kurrgjë prej Goran Rakiqit”, shkroi ai në rrjetin e tij social ‘Twitter’.
Qishtu kur kerkon "serb te ndershem" qysh kerkonte Milosheviqi "shqiptar te ndershem". Po kush je ti me fol per nje rast krejtesisht penal ne fazen fillestare? Ec bre se nuk dallon kurrgje prej Goran Rakiqit! https://t.co/QJejBL1NUU— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) January 9, 2023