Kajtazi për plumbin në dritaren e deputetes Krasniqi: Nuk duket të jetë predhë e pakontrolluar

Kajtazi për plumbin në dritaren e deputetes Krasniqi: Nuk duket të jetë predhë e pakontrolluar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka njoftuar se është rrezikuar seriozisht nga një plumb qorr gjatë natës së Vitit të Ri.

Krasniqi ka deklaruar se plumbi ka depërtuar përmes dritares dhe ka qëlluar vetëm 25 centimetra (10 inç), nga vendi ku ishte e ulur.

Për këtë rast ka dhënë mendim njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, sipas të cilit predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar. Teksa ka bërë thirrje që të nisin hetime për këtë rast.

“Në rastin konkret, nëse predha në dritaren do të ishte predhë në rënie, e pa kontrolluar, ose do të bënte rikoshet, ose do a thyente xhamin, por jo ta shponte. Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°”, shkruan ai.

Reagimi i tij i plotë:

Ndërsa, deputetja Krasniqi ishte shprehur: “Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles