Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “po kryen tradhti kombëtare”.
Kështu u shpreh ai, duke folur për pezullimin e dialogut strategjik SHBA-Kosovë.
Ndër të tjera Kajtazi tha se “është urgjencë kombëtare që Lëvizja Vetëvendosje të largohet nga pushteti”.
“Ky është duke kryer tradhti kombëtare, sepse ky njeri nuk i shërben Kosovës. Ama një fakt që Albin Kurti i shërben Kosovës? Këta janë antishqiptar, është urgjencë kombëtare që Albin Kurtin me krejt këtë strukturë kriminale me i largu, përndryshe ky vend nuk ka me pas të ardhme”, u shpreh Kajtazi.