Kajtazi: Platforma e Lëvizjes për braktisjen e fesë islame ka elemente të veprës penale

Kajtazi: Platforma e Lëvizjes për braktisjen e fesë islame ka elemente të veprës penale

Gazetari Vehbi Kajtazi duke komentuar tolerancën fetare në Kosovë, konsideron se në veprimtarinë dhe në deklaratën e Lëvizjes për braktisjen e fesë islame, ka elemente të veprës penale.

Ai thekson se në platformën e kësaj lëvizje ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit fetar dhe racor.

“Mendoj që në veprimtarinë e tyre në aktin e themelimit dhe në deklaratën e tyre publike ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit fetar dhe racor. Ka shumë elemente sepse këta i kanë shpall luftë islamit. Këta thonë se të këeqijat për këtë shoqëri, vend, komb, vijnë nga islami. Nuk ka këtu politik. Islami është islam”.

“Qysh përdoret është problemi. Platforma e kësaj lëvizje ka elemente të veprës penale përçka i kam bërë thirrje Prokurorisë Speciale me analizu. Në kohën e sotme nuk do të thotë që dikush tjetër me luftu dhunën me dhunë. Braktisja e fesë kërkund në botë nuk ka ndodh me dhunë, braktisja ndodh me zhvillim me shkollim. Platforma e juaj ka dhunë verbale”, thotë Kajtazi në “Rubikon”.

Ndërkohë, kundërshtime me këtë deklaratë pati Dibran Gashi, aktivist dhe themelues i Lëvizjes së Deçanit.

Ai tha se lëvizja të cilit i përket, ka lindur si revoltë kundër cenimit të këtyre vlerave, e jo kundër fesë islame.

Related Articles