Opinionisti Vehbi Kajtazi, tha se nëse ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq është njëri ndër të plagosurit në luftën e Policisë të Kosovës me grupin terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, do të provojë t’i djegë politikanët shqiptarë me të cilët ka komunikuar.
”Mundet me i qitë përgjimet që i ka me politikanët tanë, mes këtyre veprimeve të tij dëshpëruese, ai tashmë provon me i djegë politikisht njerëzit me të cilët ka pasur komunikim, dhe varësisht nga bisedat që i ka pasur me i publiku ato”, deklaroi Kajtazi.
”Nuk është më ai i cili i ka përdorur këto biseda për shantazh, sepse vetëm dhënia e informacionit se ke komunikuar me dikë ajo konsiderohet një shantazh i cili mundet me shtrëngu dikë për të bërë diçka ose jo”.
Tutje ai në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin shtoi se shteti i Kosovës është i përgatitur të i përgjigjet në çdo situatë brenda territorit të saj.