Kajtazi sfidon publikisht Berishajn: I ka tërhequr katër milionë euro, dyshohet për katër vepra penale

Kajtazi sfidon publikisht Berishajn: I ka tërhequr katër milionë euro, dyshohet për katër vepra penale

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kompania e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ‘MB Consulting’ ka pranuar mbi katër milionë euro në Kosovë dhe Mal të Zi nga ndërmarrja energjetike ‘GEN-i’, dega në Beograd.

Ai tha se për të kjo është shpëlarje e pastër parash.

Sipas tij, këtë po e thotë qendra e inteligjencës financiare në Mal të Zi, si dhe Prokuroria bashkë me Policinë.

I ftuar në një intervistë përball gazetarit Berat Buzhala, ai tha se diplomati kosovar po hetohet për katër vepra penale.

“Berishaj i ka marrë mbi 1 një milion e gjysmë, i kanë ardhur nga llogaria e GEN-it Beograd në Prishtinë, të cilat 1 milionë e 300 mijë euro i ka tërhequr ‘cash’, mbi 900 mijë i ka tërheq personalisht Berishaj në Prishtinë, rreth 200-300 mijë i ka tërhequr ortaku i tij. Në Mal të Zi i ka marrë dy milionë e 800 euro. Këtu bëhet fjalë për periudhën 2016 deri në fund të vitit 2022 Me këto vlera e kalon 4 milionë euro”.

“Ai po hetohet  për fshehje të pasurisë, rreth një vjet ka qenë ambasador dhe nuk e ka deklaruar pasurinë siç duhet. Në shkurt diku është emëruar ambasador dhe pas një viti diku, i ka bartur aksionet 100%, ortakut të tij dhe ortaku i tij kur është marrë në pyetje ka deklaruar se ia ka falë”, tha ai.

“Është në hetime për vepra penale në Kosovë; shmangie nga tatimi, ka kallëzim penal nga Policai e Kosovës, mos-deklarim të pasurisë, ka kallëzim penal Anti-korrupsioni, shpëlarje parash, baza e kësaj është këtu. Si dhe deklarim të rrejshëm në komision hetimor parlamentar. Sepse ata e kanë pyetur në komision se a ki biznes, i ka mohuar të gjitha”, vijoi Kajtazi.

Krejt në fund, Kajtazi e ka sfiduar Berishajn që të përballet me të nëse mendon se nuk janë të vërteta hulumtimet që Paparaci i ka publikuar gjatë gjithë kohës, e veçmas lidhur me transaksionet milionëshe të tij.

“Me kënaqësi e pres axhën Martin në Gjykatë. E sfidoj edhe sot për secilin transaksion me fol, ndesh këtu ndesh në gjykatë”, shtoi Kajtazi.

Related Articles