Kalifornia goditen nga stuhia, humbin jetën 17 persona

Kalifornia goditen nga stuhia, humbin jetën 17 persona

Stuhia dhe reshjet e mëdha të shiut në Kaliforni, ia kanë marrë jetën 17 personave kurse një 5-vjeçar po konsiderohet si i zhdukur

Në anën tjetër, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në shumë zona.

Në Los Angeles është hapur një gropë e madhe në një rrugë brenda të cilës ranë dy vetura. Për fat të mirë, autoritetet kompetente kanë arritur t’i shpëtojnë drejtuesit e mjeteve motorike.

Reshjet e pandërprera të shiut gjatë dy ditëve të fundit ka bërë që toka të mbushet me ujë dhe të shkaktohet një situatë kaotike, kurse erërat e forta shkulën pemët me rrënjë që përfunduan në rrugë – duke bllokuar trafikun.

Numri i viktimave nga moti i ligë që nga java e kaluar është rritur në 17, e bëhet fjalë për një numër më të madh viktimash sesa nga ai i zjarrit që goditi këtë rajon në dy vitet e fundit, bëri të ditur guvernatori Gavin Newsome.

Related Articles