Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke theksuar se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore, pasi kjo përbën një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.
“Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në një postim në X.
Kallas i bën thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
“U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”.
Ajo gjithashtu njofton se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën nesër, duke kërkuar një qasje diplomatike për stabilizimin e rajonit.