Kallas nesër në Shqipëri, kjo është agjenda e zyrtares së lartë të BE

Kallas nesër në Shqipëri, kjo është agjenda e zyrtares së lartë të BE

Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas nesër do të mbërrij në Tiranë.

Ajo do të pritet nga presidenti Bajaram Begaj rreth orës 08:50.

Në orën 10.30 do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, që do të prihet nga një takim me delegacionet përkatëse.

Në mbyllje të konferencës, në Ministrinë e Jashtme do të mbahet një tryezë për sigurinë. Takime të tjera zyrtarja e lartë do të ketë me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes Piro Vëngu, raporton Euronews.al, transmeton Gazeta Enigma.

Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nisi sot viziten në Ballkanin Perëndimor.

Në vizitën e parë të saj në rajon, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë. /Gazeta Enigma

Related Articles