Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka njoftuar se gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të diskutohet për Planin e Rritjes, teksa e përmendi edhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Mbrojtje dhe Siguri me Shqipërinë.
“Sot do të diskutojmë Planin e Rritjes. Gjithashtu sot patëm nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë me Shqipërinë”, tha Kallas para mediave.
“Po ashtu, do të diskutojmë aktivitetin hibrid rus dhe luftën në Ukrainë dhe atë se çfarë mund të bëjmë më tepër”, shtoi ajo.
Tutje, kryediplomatja evropiane tha se Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane, teksa shtoi se kujdesi për këtë marrëdhënie është prioritet personal i saj.
Në rendin e ditës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor janë sjellja e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së, angazhimi politik i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe zbutja e ndikimit të agresion rus ndaj Ukrainës.