Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Gjakovë, ku një grua ka rënë nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë që nga momenti kur është raportuar për rastin, ende nuk dihet asgjë për fatin e 59-vjeçares.
Sinjali dje mësoi se në çantën e saj janë gjetur edhe dokumentet e identifikimit dhe nga aty është konstatuar dyshimi se bëhet fjalë për Arjeta Celina Makasqi.
Ndërsa, dje zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se njësia e kërkim shpëtimit është në lokacion dhe janë duke i bërë kërkimet për gjetjen e saj.