“Kam besuar në liri të plotë, kam ëndërruar për pavarësi”

“Kam besuar në liri të plotë, kam ëndërruar për pavarësi”

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Thaçi foli edhe për rrugëtimin e tij për liri dhe shtetin e Kosovës. Ai tha se kur kauza dukej e pashpresë ai ka besuar në liri të plotë. “Kam mësuar shumë… tepër shumë… përgjatë rrugëtimit për liri dhe shtet të Kosovës. Kur kauza dukej e pashpresë, kam besuar në liri të plotë. Kam ëndërruar për pavarësi”, tha Thaçi.

Ish-presidenti theksoi se besimi i tij për qëllimin ia ka ndriçuar rrugëtimin.

“E di, nuk ka qenë e lehtë për të punuar me mua… gjithmonë kam kërkuar që të bëhet më shumë, më shpejt, më mirë… dhe ndryshe nga të tjerët. Paralelisht kam dëgjuar dhe jam këshilluar. Përkushtimin tim jetësor nuk e kam kuptuar si normë… nuk kam hulumtuar të gjej orar pune shtesë, të dytë apo të tretë… Nuk jam ndalur. Besimi për qëllimin më ka ndriçuar rrugëtimin gjithmonë”, deklaroi ai.

“Por edhe Zoti e bekon dhe fati e përcjell atë që punon. Po, kam qenë lojal në raport me partnerët e vërtetë perëndimorë, edhe sot këtë relacion e vlerësoj si virtyt e jo dobësi të shqiptarëve dhe timin”, shtoi ish-presidenti.

Related Articles