“Kam informacione se do të protestojnë serbët e Kosovës, shkaku i zgjedhjeve të 3 prillit”

“Kam informacione se do të protestojnë serbët e Kosovës, shkaku i zgjedhjeve të 3 prillit”

Kryeministri i kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos hyjnë në protesta për shkak të moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“E pashë mbrëmë që është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Beograd dhe sot më erdhi informacioni që po përgatiten protesta për pasnesër”.

“Unë mendoj që nuk janë protestat të nevojshme për këtë çështje”, tha Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë./Gazeta Enigma/

Related Articles