Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News

Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News

Kandidatja demokrate, Kamala Harris, do të shfaqet në Fox News të mërkurën mbrëma, ku do të intervistohet nga prezantuesi Bret Baier.

Harris është kritikuar nga Trump dhe Vance për paraqitjet e saj mjaft të rralla në media për intervista, veçanërisht në fillim të fushatës kur ishte më e interesuar të mbante mitingje me mbështetësit.

Ditët e fundit Harris duket se ka ndryshuar qëndrim dhe ka shtuar paraqitjet e saj. Në vetëm pak ditë, ajo ka folur në MSNBC, një speciale 60 Minutash (në të cilën Trump refuzoi të merrte pjesë), në The View të ABC, në The Late Show me Stephen Colbert dhe në podcastin kryesor të Spotify, Call Her Daddy.

Në vend të kësaj, Trump është përqendruar në mediat alternative dhe intervistat e podkasteve javët e fundit.

Related Articles