Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka thënë se gjatë seancës së djeshme nënkryetarja e këtij kuvendi Snezhana Paunovuq, e cila vjen nga partia e Sllobodan Millosheviqit, ka kërkuar që atë ta djegin në turrën e druve.
Kamberi tha se kjo për shkak se ai ka folur të vërtetën rreth Kosovës.
Ai theksoi se si me të apo si pa të Kosova do të vazhdojë të jetë e pavarur.
“Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka kërkuar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit”- tha Kamberi.
“Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur” – shtoi ai.