Kamberi për ndalimin e Sinanit në kufirin e Serbisë: Listat e Vulinit po vazhdojnë të aplikohen

Kamberi për ndalimin e Sinanit në kufirin e Serbisë: Listat e Vulinit po vazhdojnë të aplikohen

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit, nga zyrtarët serbë në pikën kufitare në Tabanos.

Në postimin e tij në Facebook, Kamberi ka shkruar se Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet edhe më tutje.

“Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat perëndimore e aplikimi i demokracisë”.

“Sa keq për një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë Kamberi.

Më herët e para e Preshevës, Ardita Sinani, për Listën e Vulin kishte thënë: “Tashmë zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka pranuar hapur krijimin e një ‘liste të zezë – blacklist’ të individëve të konsideruar të padëshiruar nga qeveria serbe. Kjo listë jo publike, besohet se përfshin emra të atyre që kundërshtojnë politikat e qeverisë, veçanërisht në lidhje me pakicat etnike dhe disidentët politikë. Është e qartë që kjo nuk është një rastësi, por një përndjekje e orkestruar, e lidhur ngushtë me listën famëkeqe të Vulin, ku individë të padëshiruar për të dhe zëra të guximshëm për të drejtat e shqiptarëve gjenden në shënjestër të shtetit”. 

Related Articles