Kamberi për rrëzimin e “dronit armik” nga Serbia: Shkelje e Marrëveshjes së Kumanovës

Kamberi për rrëzimin e “dronit armik” nga Serbia: Shkelje e Marrëveshjes së Kumanovës

Për deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ngritja e avionëve serb “MiG 29” gjatë aksionit për vëzhgimin e “armikut”, është shkelje drastike e Marrëveshjes Ushtarake Teknike e Kumanovës, të cilën e kanë nënshkruar përfaqësuesit e Ushtrisë Serbe me krerët e KFOR-it.

“Nuk jam i sigurt se ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, por edhe presidenti i Serbisë, e kanë lexuar Marrëveshjen Teknike Ushtarake nga Kumanova të vitit 1999, kur është themeluar Zona e Sigurisë Tokësore, e cila përfshin edhe ndalimin e fluturimeve”, kujtoi Kamberi

Ai thotë se në jug të Serbisë, në territorin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, “në njëzet vitet e fundit janë parë rregullisht fluturake pa pilot, të cilat sot quhen dronë.

Ky ishte konkluzioni i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila largoi përfundimisht aparaturën ushtarake gjenocidiale serbe mbi Kosovën në vitet 1998-1999.

Më 9 qershor, gjeneralët e NATO-s dhe forcat serbo-jugosllave nënshkruan Marrëveshjen e Kumanovës për tërheqjen graduale të forcave serbe dhe përfundimit të luftës.

Komandanti i lartë i NATO-s, gjenerallejtënant Majkëll Xhekson, më 9 qershor 1999 deklaroi se Jugosllavia kishte rënë dakord për një “tërheqje me faza, të verifikueshme dhe të rregullt nga Kosova”, që do të lejonte një forcë paqeruajtëse të hynte në vend dhe të siguronte një “mjedis të sigurt”.

Xhekson tha se, sapo serbët filluan tërheqjen fillestare të verifikueshme, NATO do të pezullonte bombardimet e saj ndaj Jugosllavisë.

Marrëveshja Teknike Ushtarake ndërmjet Forcave të Sigurisë Ndërkombëtare (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë, e njohur shpesh si Marrëveshja Teknike Ushtarake, ose MTA, ose si Marrëveshja e Kumanovës, ishte një marrëveshje e lidhur në 9 qershor 1999.

Related Articles