Ora 20:00 do të duhej të ishte koha kur Shaip Kamberi, do të mësonte rezultatin nëse është apo jo deputet i Kuvendit të Serbisë.
Por, shantazhet dhe parregullsitë e krijuara nga ana e palës serbe e pamundësuan zhvillimin e zgjedhjeve në Tërrnoc të Bujanocit.
Kandidati për deputet Shaip Kamberi, tha se komisionerët shqiptarë janë kërcënuar se do të arrestohen.
Ai theksoi se ky kërcënim ka ardhur nga sekretari i Parlamentit të Serbisë Veljko Odalloviq.
Kamberi shtoi se lidhur me rastin iu ka shkruar edhe ambasadorit të ShBA-së në Beograd dhe ambasadorit të OSBE-së.
“Veljko Odalloviq, me të ardh në Tërnoc sot i ka kërcënuar komisionerët shqiptarë se do të arrestohet. Dhe kur e kanë parë se kërcënimet e tij nuk pijnë ujë pas pak minutave, ka ardhur një paralajmërim, një telefonatë anonime drejtorit të shkollës në Tërrnoc për gjoja vendosjen e një mjeti shpërthyes” – tha Kamberi.
“Ju kam shkruajtur edhe ambasadorit amerikan dhe atij të OSBE-së”- shtoi ai.
Herën e kaluar, kandidatit shqiptar i munguan 13 vota që ta siguronte fitoren.
10 ishin të pavlefshme, derisa 6 nga 617 votuesit e Tërnocit, përkrahën Partinë Socialiste të Ivica Daçiq.