Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Serbia pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe as më pak evropiane.
Kamberi thotë se si kandidatë i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës do të jetë afër përfaqësuesve të tyre jo vetëm në seancat e parlamentit por edhe të aktualitetit të jetës së përditshme.
“Serbia e pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe aq më pak evropiane. Ajo do t’i thellojë pabarazitë dhe padrejtësitë. Politike, kombëtare dhe ekonomike. Prandaj duhen deputete dhe deputet të duhur nga Lugina e Preshevës. Këtë e kuptojnë më së miri qytetarët”, ka shkruar ai.