Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së fundmi ka reaguar lidhur me trajtimin e shqiptarëve nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, shkruan GazetaEnigma.
Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policia e Serbisë ftesën për intervistim e paraqet si arrestim, ku sipas tij kjo mund të jetë mosdije profesionale, apo tendencë qëllimkeqe për frikësim. / GazetaEnigma
Postimi i plotë:
“Ftesën për intervistim të cilën policia e paraqet si arrestim është nga mosdije profesionale apo tendencë dhe qëllimkeqe për friksim.
Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar ish likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit.
Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimt të shoqërimit deri në prokurori, të ish drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij.
Në fakt një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni tanimë të shpeshtuar politik sidomos para zgjedhjeve se sa qëllimit për të luftuar “menaxhimin jo të mirë” të organit gjegjës.
I gjithë ky spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i “arrestuar” doli që të jetë shoqëruar vetëm për intervistim.
Në esencë është fjala për tentativë të vazhdueshme e presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike.