Shaip Kamberi është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Këtë e bëri të ditur vet ai, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ku thotë se falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme politike.
Kamberi shkruan se është falënderues ndaj Kurtit, për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.
Shkrimi i plotë:
Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta faleminderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.
Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.