Kamberi: Vuçiqi po luan me ndjenjat e serbëve

Kamberi: Vuçiqi po luan me ndjenjat e serbëve

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq luan me ndjenjat e popullit serb, derisa teston durimin e ndërkombëtarëve.

Kamberi tutje ka shtuar se duke testuar disponimin e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq po llogaritë në zgjedhjet e ardhshme

“Tash kur iu është rrezikuar pushteti brenda Serbisë, Vuçiq luan me sentimentin dhe me faktin që duke mobilizuar elektoratin nacionalist serb, ai llogarit në zgjedhjet e ardhshme. Do të shohim se a do të arrijë t’i bindë ndërkombëtarët në radhë të parë që të ketë zgjedhje sërish, por nëse do të ketë zgjedhje, ai do të vazhdojë ta nxisë retorikën e vet, duke i shpallur heronj kriminelët e luftës, dhe të luaj me sentimentin, me ndjenjat e populli serb”, tha ai në “DPT te Fidani”.

“Vuçiq po luan me ndjenjat e serbëve, dhe po teston disponimin e ndërkombëtarëve. Ai shkon deri në një vijë të caktuar, kur i thonë stop, ai kthehet mbrapa.  Ai thjesht luan me ndjenjat e popullit serb, dhe teston durimin e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Kamberi.

Related Articles