Kamenica dhe Bujanoci ndërtojnë urën e ‘brezit kufitar’, projekt i përbashkët

Kamenica dhe Bujanoci ndërtojnë urën e ‘brezit kufitar’, projekt i përbashkët

Komuna e Kamenicës dhe ajo e Bujanocit realizojnë projektin e përbashkët, urën që lidhë dy anët e brezit kufitar. Ky projekt është i pari i këtij lloji mes dy komunave, pas atij të vendkalimit kufitar “Dheu i Bardhë”, i cili është realizuar me investime ndërkombëtare.

Ndonëse kufizohen në pjesën më të madhe të territorit mes vete, komuna e Kamenicës dhe ajo e Bujanocit për herë të parë realizojnë një projekt të përbashkët infrastrukturor. Këto dy komuna nuk janë pa në të kaluarën të kenë pasur ndonjë projekt të përbashkët, thonë banorët dhe zyrtarët institucional.

Në ceremoninë e inaugurimit, ku morën pjesë krerët e dy komunave, u tha se kjo godinë është e rëndësisë jetike për banorët e brezit kufitar.

Në fjalën e tij kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati vuri në dukje se ky projekt përbën një nga momentet e vecanta për shkak të rëndësisë që ka për banorët dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

“Kam një emocion të vecantë për shkak se dy komunat së bashku, duke i pasur parasysh edhe raportet në mes shteteve që i kemi, po arrijmë të fillojmë të ndërtojmë një urë për të krijuar kushte më të mira për qytetarët e kësaj pjese”, tha ai, duke u shprehur i bindjur se ky projekt është vetëm njëri nga investimet e para të këtij lloji në këtë pjesë, në vazhdën e investimeve që do të pasojnë në të ardhmen.

Inaugurimin e godinës e vlerësoi të rëndësisë vecantë edhe kreu i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili tha se ky projekt është i pari i këtij lloji mes këtyre dy komunave, dhe si i tillë, do t’i  paraprijë projekteve të së ardhmes së përbashkët në këtë zonë.

“Së bashku me komunën e Kamenicës për herë të parë po e bëjmë një projekt të përbashkët. Me ndërtimin  e kësaj ure, jo vetëm që po lidhen dy fshatrat e brezit kufitar, por po lidhen edhe dy komunat tona, ajo e Bujanocit dhe Kamenicës”, tha vec tjerash ai.

Në ceremonin e inaugurimi kanë marrë pjesë edhe përfaqësues tjerë institucional nga dy komunat, Buajnoci e Kamenica, si dhe banorë të kësaj zone, të cilët e kanë mirëpritur projektin si të tillë.

Kostoja e projektit arrinë shumën rreth 50 mijë euro, u tha me këtë rast, nga të cilat, pjesën më të madhe të ‘barrës financiare’ do ta bartë komuna e Kamenicës, e ndihmuar edhe nga ajo e Bujanocit, e cila participon me rreth 20% të kostos përgjithshme.

Related Articles