Gjashtë avokatë nga Kamenica po ankohen se Komuna e Kamenicës ka angazhuar avokatë nga tjera qytete duke anashkaluar ata lokal.
Sipas tyre një praktikë të tillë e kishte ndjekur edhe ish-qeverisja e PSD-së për çka ishte kritikuar nga Vetëvendosje si opozitë e asaj kohe.
Mbrojtësit ligjor po thonë se taksat e qytetarëve kamenicas po shkojnë nëpër qytetet tjera.
Por nga zyra e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj thanë për Klan Kosova se kjo kontratë që është nënshkruar nga ish pushteti i kaluar është vazhduar nga ta, me qëllim të mbrojtjes së komunës në procesin e ri-organizimit të shkollave.