Kamenicë – Inspektorati i mbyll shkollat, nxënësit e prindërit i hapin ato

Kamenicë – Inspektorati i mbyll shkollat, nxënësit e prindërit i hapin ato

Komuna e Kamenicës ka vendosur që një ditë para fillimit të mësimit të përshpejtuar për disa fshatra, t’i mbyll shkollat me anë të një vendimi të Drejtorisë së Inspeksionit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në arsyetimin e publikuar thuhet se këto shkolla nuk i kanë plotësuar kushtet sanitare dhe nuk mund të shfrytëzohen, andaj mësimi do të mbahet në objektet e tjera të përcaktuara nga komuna.

Nxënësit e Busavatës bashkë me prindërit e tyre kanë shqyer letrën e vendosur në derën e shkollës, ndërkaq vazhdojnë të mbesin të vendosur se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla tjera pos në fshatrat e tyre.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Arsimit, pa u lëshuar në detaje thanë se do të ndërmerren të gjitha veprimet që janë në kompetencat e tyre, njofton KlanKosova.

Related Articles