Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një kamion në Stanoc të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kamioni që ishte i përfshirë në aksident nuk është ndalur në vend të ngjarjes.
“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, tha Zahiti.
Tutje, ai tha se këto janë dyshimet që policia i ka ngritur në bazë të rrethanave dhe dëshmitarëve.
Enigma do të ju mbajë të informuar rreth këtij rasti.