Kamioni godet një fëmijë 5-vjeçar në Prizren, i mituri dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Kamioni godet një fëmijë 5-vjeçar në Prizren, i mituri dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Zhur të Prizrenit, ku një kamion i cili po mblidhte mbeturina, ka goditur një fëmijë 5-vjeçar.

Sinjali mëson se i mituri është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Si rrjedhojë ai duhet të hospitalizohet për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor nën përkujdesjen e mjekëve.

Related Articles