Kamioni i peshave të rënda hyn në tunelin te Kurrizi, dëmton pajisjet e ventilimit

Kamioni i peshave të rënda hyn në tunelin te Kurrizi, dëmton pajisjet e ventilimit

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në tunelin pranë Kurrizit në Prishtinë. Rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda, me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve.

Komuna e Prishtinës njofton se tuneli ka kufizim për mjete deri në 3.2 metra lartësi, ndërsa tejkalimi i këtij kufiri përbën shkelje serioze të rregullave të trafikut dhe rrezik për sigurinë publike.

Nga ky veprim është shkaktuar: Shkelje e rregullave të trafikut rrugor, rrezikim i sigurisë së këmbësorëve dhe çiklistëve, dëmtim i pronës publike, përfshirë pajisjet e ventilimit dhe sistemet e instaluara rishtazi gjatë këtij viti.

“Kryeqyteti e dënon ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe njofton se rasti është adresuar menjëherë tek autoritetet kompetente për hetim dhe procedim ligjor”, thuhet në reagim.

“Kujtesë: Tuneli është i hapur vetëm për qarkullim të kontrolluar të automjeteve dhe kamionëve deri në 3.2 metra lartësi, dhe çdo tejkalim i këtij kufiri përbën shkelje dhe rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën dhe sigurinë publike.”, thuhet tutje.

Related Articles