Kamioni me targa serbe godet veturën, një i vdekur dhe katër të lënduar në Shkodër

Kamioni me targa serbe godet veturën, një i vdekur dhe katër të lënduar në Shkodër

Një i vdekur e katër të lënduar është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Fishtë të Shkodrës.

Siç raporton TopChannel, një veturë është përplasur nga një kamion me targa serbe, dhe si pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Viktima, është një grua 60-vjeçare.

Njëri nga të lënduarit u dërgua drejt spitali të traumës në Tiranë.

Mes të lënduarve raportohet se është edhe një fëmijë.

Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali.

PNë ndihmë të të plagosurve kanë ardhur disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

Related Articles