Kamioni pëson defekt, bllokon aksin Orikum-Llogara, të ngecur në trafik prej 2 orësh edhe turistë

Kamioni pëson defekt, bllokon aksin Orikum-Llogara, të ngecur në trafik prej 2 orësh edhe turistë

Për të lëvizur rimorkion nga rruga, pritet që në ndihmë të vijë një mjet i tonazhit të rëndë.

Në aksin Orikum- LLogara, një rimorkio kamioni ka ngecur në rrugë, pasi ka pësuar defekt duke krijuar trafik të rënduar. 

Sipas gazetarit të Report Tv Armand Xhelili, bëhet me dije se policia rrugore ka mbërritur në vend dhe po punohet që të lirohet trafiku. 

Për të lëvizur rimorkion nga rruga, pritet që në ndihmë të vijë një mjet i tonazhit të rëndë.

Të ngecur në trafik prej më shumë se dy orë, janë edhe turistë përveç shtetasve shqiptarëve.

Duke parë trafikun e rënduar, disa prej drejtuesve të mjeteve, po kthehen për të ndjekur rrugën e lumit të Vlorës.

Related Articles