Milot Rashica dhe Etrit Berisha janë dy futbollistët shqiptarë në formacionin e javës së shtatë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.
Rashica shënoi dy gola dhe asistoi në të tretin në fitoren 0:3 të Kosovës në udhëtim ndaj Andorrës.
Në anën tjetër, Etrit Berisha ishte i pakalueshëm në portë, teksa Shqipëria fitoi 3:0 ndaj Republikës Çeke në “Air Albania”.
Rashica u vlerësua me notën 9.8, më e larta e formacionit.