Lojtarët e FC Ballkanit bashkë me stafin e tyre sot kanë marrë rrugë për në Andorrë.
Kampioni i Kosovës, të martën do të përballet me Santa Coloman, ndeshja e parë kjo e play-offit në Ligën e Kampionëve.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Të motivuar si gjithmonë, shkojmë për ta filluar kampanjën në Ligën e Kampionëve dhe për të kërkuar sukseset e radhës, na priftë e mbara”,thuhet në postimin e FC Ballkanit. /Gazeta Enigma