Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Mike Tyson, ka pësuar një aksident në xhirimet e një emisioni, i cili mund të kishte përfunduar në mënyrë të palavdishme për të.
Ish-kampioni i peshave të rënda postoi një video në rrjetet e tij sociale ku hidhet në një skateboard dhe më pas bie në shpinë gjatë një paraqitjeje të ftuar në podkastin e Tony Haëk të quajtur “Hotbokin ëith Mike Tyson”.
Në pamje të parë dukej se mund të lëndohej rëndë, por rrëzimi i tij u zbut nga një kolltuk lëkure, mbi të cilin ishte mbështetur ish-kampioni i boksit.
Me fat që ai kolltuk ishte aty. Përndryshe do të kisha sërish frikë, si kur rashë nga hoverbordi, ka shkruar Tyson në nënshkrimin e videos së tij në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që Majk ka pasur një moment të tillë të tronditur. Gjashtë vjet më parë ai ra nga një hoverboard dhe iu desh të kalonte një javë në shtrat për shkak të një dëmtimi në shpinë.