Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në shtator

Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në shtator

Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në muajin shtator, ka deklaruar kryeministri kanadez, Mark Carney për gazetarët të mërkurën, raporton CNN.

“Kanadaja ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete – një shtet palestinez i pavarur, i qëndrueshëm dhe sovran që jeton përkrah Shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Carney, i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Anita Anand.

Ky vendim vjen pas njoftimeve të ngjashme nga Franca, e cila ka deklaruar se do ta njohë shtetin palestinez në shtator, dhe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila ka thënë se do ta bëjë këtë nëse Izraeli nuk i përmbush disa kushte, përfshirë një marrëveshje për armëpushim në Gaza.

Related Articles