Karl Nehammer, kancelar i Austrisë, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën e njohur “Der Standard”, ku ka folur edhe për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Kancelari austriak ka vlerësuar se qasja e Kosovës është më shumë ideologjike, ndërsa e Serbisë më pragmatike.
“Doli se qasja e Serbisë është ajo pragmatikja, ajo e Kosovës është e drejtuar kah ideologjia.” – theksoi Nehammer.
Tutje, kancelari gjerman është shprehur i çliruar pasi Kurti “fal Zotit”, ka rishqyrtuar politikën e tij për shkak të ndikimit të Shqipërisë.