Kancelari austriak thirr për hetime të krimeve të luftës në Ukrainë

Kancelari austriak thirr për hetime të krimeve të luftës në Ukrainë

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer tha të shtunën se vendi i tij është neutral ushtarakisht, “por ne e kuptojmë se duhet të ndihmojmë aty ku ndodhin padrejtësitë dhe krimet e luftës”.

“Austria mbështet sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë dhe Unioni është gati të zbatojë më shumë sanksione”, tha Nehammar në një konferencë të përbashkët shtypi të shtunën në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nehammer do të vizitojë qytetin Bucha të shtunën, të cilin ai e quajti “vend i krimeve të luftës”.

“Ne duhet t’i bëjmë të njohura OKB-së ato krime lufte dhe drejtësia ndërkombëtare duhet të fillojë hetimin dhe luftimin e këtyre krimeve”, tha ai.

Zelensky e falënderoi atë për mbështetjen që Ukraina ka marrë deri më tani dhe përsëriti thirrjen e tij për më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Related Articles