Kancelari austriak, Karl Nehammer, pas takimit me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, tha që pati bisedime “shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira” me të.
Ndryshe Nehammer ka shprehur solidaritetin me Ukrainën dhe ka denoncuar krimet e luftës ruse, ndërsa qeveria e tij i është bashkuar vendeve të tjera të BE-së në dëbimin e diplomatëve rusë, raporton Reuters.
“Nuk ishte një vizitë shumë miqësor”, tha Nehammer në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij menjëherë pas takimit në rezidencën zyrtare të Putinit në Novo-Ogaryovo jashtë Moskës.
Derisa një zëdhënës i Nehammer tha se takimi zgjati 75 minuta, që është sipas tij “takim relativisht i shkurtër për standardet e Putinit”.
“Mesazhi më i rëndësishëm që ia dhashë Putinit ishte se kjo luftë duhet të përfundojë më në fund, sepse në një luftë ka vetëm humbës nga të dyja palët”, tha ai në deklaratë./Gazeta Enigma/